Reçica në Parlamentin e Zvicrës, i fton akterët politikë ta vizitojnë Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica në Parlamentin e Zvicrës, i fton akterët politikë ta vizitojnë Kosovën

    Insajderi
    28 January 2022 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë vizitës së tij në Parlamentin Konfederal të Zvicrës, deputeti i PDK-së Elmi Reçica ka zhvilluar takime me deputeten dhe anëtaren e Komisionit për Punë dhe Jashtme Elisabeth Schneider dhe senatoren Andrea Gmür-Schoenenberger nga Partia Kristian Popullore, me të cilët ka diskutuar në lidhje me marrëdhëniet e Kosovës me Zvicrën.

    Përmes një postimi në facebook, Reçica ka bërë të ditur se në këto takime kanë biseduar në lidhje me zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe rolin e PDK-së si lidere e opozitës në Kosovë, përcjellë Insajderi.

    Po ashtu Reçica duke thënë se roli i shqipëtarëve në institucionet zvicrane ishte një ndër temat e shumta të diskutuara, deklaroi se deputeten Schneider dhe senatoren Gmür-Schoenenberger, i ka ftuar për ta vizituar Kosovën.

    Postimi i Plotë:

    Parlamentit Konfederal të Zvicrës, Elisabeth Schneider nga Partia Kristian Popullore – anëtare e Komisionit për Punë dhe Jashtme dhe mike e dëshmuar e Kosovës, si dhe senatoren Andrea Gmür-Schoenenberger nga Partia Kristian Popullore

    Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër, pata nderin që së bashku me bashkatdhetarët Mark Baftijaj, Ragip Xhaka, Qemajl Rexhepi dhe Xhavit Bajraktari, të pritemi në Parlamentin Konfederal të Zvicrës.

    Në takim me deputeten e Parlamentit Konfederal të Zvicrës, Elisabeth Schneider nga Partia Kristian Popullore – anëtare e Komisionit për Punë dhe Jashtme dhe mike e dëshmuar e Kosovës, si dhe senatoren Andrea Gmür-Schoenenberger nga Partia Kristian Popullore, biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet popujve e vendeve tona.

    Gjatë këtyre takimeve diskutuam lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe rolin e PDK-së si lidere e opozitës në Kosovë.

    Biseduam për rolin e shqiptarëve në shoqërinë zvicerane, për integrimin e tyre në të gjitha institucionet e shtetit, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të talentëve tanë në sport, kulturë, muzikë, arsim dhe shkencë.

    Po ashtu, gjatë këtyre takimeve, deputetes Schneider dhe senatores Gmür-Schoenenberger me kënaqësinë më të madhe u bëra ftesë që ta vizitojnë Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark