Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për pajisje me dokumentin hyrje-dalje në pikat kufitare të Kosovës deri sa të largohen barrikadat në Veri të vendit
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për pajisje me dokumentin hyrje-dalje në pikat kufitare.
Ministri Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe.
“Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.