"Reciprocitet në të drejta, Asociacion edhe për shqiptarët e Luginës" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Reciprocitet në të drejta, Asociacion edhe për shqiptarët e Luginës”

    Insajderi
    01 March 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një delegacion i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës po qëndron në vizitë zyrtare në Uashingtron ku para senatit amerikan do të tregojnë për diskriminim e shqiptarëve në Serbi, ka njoftuar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, shkruan Insajderi.

    Atë që serbët e kërkojnë në Kosovë, duhet t’u jepet edhe shqiptarëve në Serbi, ka thënë Shaip Kamberi, për çka tha se duhet të ketë reciprok në të drejta të pakicave.

    “Nëse ata kërkojnë Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ne kërkojmë Asociacionin tonë në Serbi, në Luginë të Preshevës, veçanërisht sepse ne jemi më shumë në numra se ata”, ka thënë Kamberi për “lecanton27”./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark