Reciprociteti- BE kërkon takim urgjent Kosovë-Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reciprociteti- BE kërkon takim urgjent Kosovë-Serbi

    Insajderi
    03 April 2016 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës, në njoftimin për media, thotë se përpjekjet e BE-së për zgjidhjen e çështjes për njohjen reciproke të certifikatave ADR janë në përkrahje të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit për tregtinë e lirë mes dy shteteve të arritur në vitin 2011 dhe në pajtim me parimet e CEFTA-s.

    Më tej theksohet se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është se derisa të mos arrihet marrëveshja me ndërmjetësimin e BE-së për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, masat e reciprocitetit nuk do të hiqen.

    Ministria për Dialog thuhet ta ketë njoftuar rregullisht BE-në për këto zhvillime duke argumentuar se “sjellja e Serbisë është në kundërshtim me parimet evropiane për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila rezultoi në thirrjen urgjente të këtij takimi”, përcjellë Gazeta Express.

    Takimi i paraparë që të mbahet në Bruksel kësaj radhe do të mbahet në Vjenë, për shkak se Aeroporti i Brukselit ende nuk është hapur për qarkullim të lirë pas ngjarjeve tragjike të ditëve të fundit.

    Vuçiq pati deklaruar se qeveria e tij është duke u marrë me problemin, është në diskutim të vazhdueshëm me Brukselin dhe se beson që kjo çështje do të zgjidhet shpejtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark