×
  • Lajme
  • Lajme

    Reciprociteti me Serbinë, reagon ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

    Insajderi
    21 September 2021 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë, në çështjen e targave të veturës.

    Berisha në një postim në Facebook thotë se ky reciprocitet i vendosur nga Kosova u imponua nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targa të Kosovës.

    Lexoni të plotë postimin:

    “Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbinë.

    Të dashur miq, Republika e Kosovës vendosi dje reciprocitetin me Serbinë d.m.th makinat me targa serbe që hyjnë në Kosovë detyrohen të vendosin targë të përkohshme me afat skadimi 60 ditor që kushton euro 5 njëlloj sikundër Beogradi detyronte makinat e Kosovës që kalojnë në territorin e Serbisë.

    Pas kësaj mase reciprociteti të imponuar nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targa të Kosovës që udhëtonin në territorin e Serbisë, serbët në veri të Kosovës me urdhër të Beogradit reaguan me bllokimin e rrugëve të cilat i ç’bllokoi Policia e Kosovës.

    Përshëndes këtë masë të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiq dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiq”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark