Një pjesë e stafit të Radio Televizionit të Kosovës, përfshirë redaktorë e moderatorë janë duke u distancuar nga lajmi i mbrëmshëm i publikuar në televizionin publik kundër dy mediave kosovare.
Në artikullin që është prodhim i një mediumi boshnjak thuhet se dy mediat kosovare janë të financuara nga Serbia.
Edhe redaktori i RTK’së, Arton Mulliqi ka shkruar se distancohet nga çdo kronike/lajm joprofesional që ipet në RTK.
“Sikurse edhe ne te kaluarën edhe kësaj radhe distancohem nga çdo kronike/lajm joprofesional qe ipet ne RTK, sic ishte edhe ai i mbremshmi ne edicionin qendror te lajmeve. Duke vlerësuar se kronika qe ishte transmetuar ne Lajmet Qendrore te RTK-se, e pasuar edhe nga një lajm tjetër qe atakonte disa media dhe kolege ne Kosove, nuk i përmbushe standardet profesionale , ne cilësinë e përgjegjësit për magazinën e mbrëmjes “Lajmet e Fundit”, bashke me koleget e redaksisë së mbrëmjes kemi vendosur që të njëjtën të mos e transmetojmë. Kaq kam mundur te beje, kaq kam bere!”
Më heret reaguan edhe redaktortja, Blerta Foniqi – Kabashi dhe redaktori Enver Bajrami.
Postimi i plotë:
D I S T A N C I M
Sikurse edhe ne te kaluaren edhe kesaj radhe distancohem nga cdo kronike/lajm joprofesional qe ipet ne RTK, sic ishte edhe ai i mbremshmi ne edicionin qendror te lajmeve.
Duke vleresuar se kronika qe ishte transmetuar ne Lajmet Qendrore te RTK-se, e pasuar edhe nga nje lajm tjeter qe atakonte disa media dhe kolege ne Kosove, nuk i permbushe standardet profesionale , ne cilesine e pergjegjesit per magazinen e mbremjes “Lajmet e Fundit”, bashke me koleget e redaksise se mbremjes kemi vendosur qe te njejten te mos e transmetojme.
Kaq kam mundur te beje, kaq kam bere!
Si gazetar/redaktor i televizionit publik, une mbaj pergjegjesi vetem per punen time, jo edhe te kolegeve nga edicionet e tjera te lajmeve e as ata te Webfaqes se RTK-se qe e ka publikuar lajmin poashtu!
Duke shprehe keqardhje per te gjithe ata kolege qe jane prekur nga kjo qe ka ndodhur mbreme, premtoj se une do te angazhohem per ruajtjen e vlerave profesionale deri ne diten e fundit qe do ta beje kete pune.
Verifikimi lajmit ne secilin rast, mbetet parakusht per ruajtjen e standardeve te gazetarise. Ne libra thuhet: “edhe nese merr nje lajm nga Nena yte, verifikoje”!
Arton Mulliqi, redaktor