Redmi 7 del në shitje për 104 dollar për modelin 2GB/16GB memorie, 119 dollarë për modelin 3GB/32GB memorie dhe 149 dollarë për modelin 4GB/64GB memorie.
Rreth Redmi 7 është përfolur prej kohësh por nënmarka e Xiaomi ka vendosur më në fund të hedhë dritë rreth telefonit.
Produkti më i ri kompanisë ka procesor Snapdragon 632, 2GB ose 4GB RAM, 16 ose 64GB memorie, një bateri 4,000 mAh dhe ekran 6.26-inç HD+ me Gorilla Glass 5.
Xiaomi ka integruar edhe mbrojtjen p2i të rezistencës ndaj ujit për ta mbrojtur telefonin nga pikat e shiut apo çfarëdolloj lagështire.
Telefoni i ri i Xiaomi gjithashtu ka dy kamera të pasme me sensorë 12+2-megapiksel. Fotot selfie realizohen nga një kamër 8-megapiksel lokalizuar në një “notch” minimal.
Aspekte të tjera të telefonit që duhen përmendur janë kufjet 3.5mm, rrezet infra të kuqe dhe një skaner i shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme të telefonit.
Redmi 7 del në shitje për 104 dollar për modelin 2GB/16GB memorie, 119 dollarë për modelin 3GB/32GB memorie dhe 149 dollarë për modelin 4GB/64GB memorie.
Përveç telefonit Xiaomi prezantoi edhe një palë kufje të reja wireless që i quan Redmi AirDots. Ato vinë me teknologjinë Bluetooth 5 dhe kushtojnë 15 dollarë.