Reduktime të ujit në pjesën dërmuese të kryeqytetit, KRU ‘Prishtina’ njofton për orarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reduktime të ujit në pjesën dërmuese të kryeqytetit, KRU ‘Prishtina’ njofton për orarin

    Insajderi
    30 November 2023 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për reduktime të ujit në pjesën dërmuese të Prishtinës, që do të nisin sonte në ora 23:00.

    Sipas njoftimit, reduktimet nuk i përfshijnë objektet vitale qendrore në qendër të kryeqytetit dhe lagjen dardania.

    “Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, respektivisht kanalin e Ibër Lepencit, ju njoftojmë që për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qëndrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania.

    Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm kemi edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

    Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm.” – thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark