Referi malazez e goditi me trofe trajnerin kosovar, reagon Federata e Kickboxit
Federata e Kickboxit të Kosovës ka reaguar pas sulmit fizik të referit malazez ndaj trajnerit kosovar.
Më saktësisht, gjyqtari Feđa Trbonja e goditi me trofe trajnerin e kickboxit të Fight Club Arbër, Migjen Basha, në turneun e mbajtur në fundjavën që shkoi në Cetinje të Malit të Zi, të organizuar nga KBM “Lovçen”.
Federata kosovare e ka dënuar ashpër këtë incident dhe këtë dhunë që ndodhi pas meçit të garuesit kosovar, Nart Mehmeti.
Si rrjedhojë e vendimit të gjyqtarit, trajneri i Nartit reagoi ndaj tij dhe papritmas referi e qëlloi me trofe.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Federatës së Kickboxit të Kosovës përmes kryetarit Fatmir Makolli.