Reforma në Drejtësi pritet të procedohet nga momenti në moment, në Kuvendin e Shqipërisë për miratim.
Prishja e marrëveshjes mbrëmë në orët e vona të natës, pavarësisht kompromisit të deklaruar nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka krijuar një situatë të paqartë dhe tepër konfuze..Ndërkohë, Ambasada amerikane ka akuzuar kreun e opozitës Lulzim Basha për paraqitje kërkesash të reja edhe pas harmonzimit të tekstit të marrëveshjes me Uashigtonin dhe Brukselin.
Prishja e marrëveshjes për reformës në Drejtësi në orët e vona të natës së kaluar u bë, sepse nuk u mblodh Komisioni parlamentar i Drejtësisë.
Seanca parlamentare, ku ishte paraparë të votohej drafiti i reformës. U ndërpre sepse kishte mjaftë paqartësi, por edhe për faktin që deputetetëve nuk iu ishte vënë në dispozicion teksti i draftit të reformës. Në këtë situatë kryeparlamentari Ilir Meta ndërpreu seancën dhe mori angazhimin për të rinegocuar me palët.
Gjatë negociatave të drejtuara nga Meta, në të cilat morën pjesë Lulzim Basha, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian, Lu dhe Vlahutin, këta të fundit paraqiten një propozim të ri për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, propozim që mori pëlqimin edhe të Bashë edhe të Ramës, ky i fundit i konfirmoi në një nga rrjetet sociale.
Ambasada Amerikane, në Tiranë, ka qenë mjaft kritike ndaj liderit të opozitës, duke ia atribuar atij gjithë fajin për ngërçin e krijuar mes palëve. Gjithashtu ka reaguar edhe Komisioneri për Zgjerimi i Bashkimit Europian, Johanes Hahn, duke kërkuar respektimin e marrëveshjes së negociar dhe të pajtuar me Uashigtonin dhe Brukselin.
Nga ana e tyre deputetë të majtë dhe të djathtë, pa dallim, janë deklaruar pro miratimit të Draftit të Reformës në Drejtësi.
Reforma në Drejtësi është vlerësuar tepër e rëndësishme për procesin eurointegrues të Shqipërisë. Me miratimin e saj, sistemi i Drejtësisë në Shqipëri do të pësojë ndryshim rrënjësor në të gjitha hallkat e tij. /Insajderi.com