Disa qindra refugjatë dhe migrantë, të ngujuar në Greqi, kanë arritur të kalojnë kufirin me Maqedoninë, duke sfiduar kështu mbylljen e kufijve në vendet e Ballkanit.
Rreth 1,000 refugjatë kanë lënë kampin Idomeni dhe kanë kaluar një lum afër kufirit Greko-maqedonas.
Autoritetet e rendit në Maqedoni po bëjnë përpjekje për ta vënë situatën në kontrollë pasi edhe 12,000 refugjatë të tjerë janë të strehuar në kampin e Idomenit në Greqi.
Kufiri i Greqisë me Maqedoninë është mbyllur në 10 ditët e fundit, pas kufizimeve që Austria ka vendosur për kalimin transitor.
Migrantë nga Siria, Iraku dhe Afganistani deri më tash kanë shfrytëzuar atë që njihet si rruga e Ballkanit, për të arritur deri te vendet e Evropës Perëndimore. /Insajderi.com