Një refugjat nigerian që thuhet se ka ikur nga grupi terrorist Boko Harm ka vdekur pasi që është sulmuar nga një tifoz “ultras” në një qytet të vogël në Itali.
Emmanuel Chidi Namdi, 36 vjeç, është sulmuar nga një vendas i atij qyteti i cili raportohet se e ka ofenduar me motive raciste gruan e të vrarit.
Amedo Mancini, 35 vjeçar, thuhet se e ka quajtur gruan nigeriane “majmune” dhe e ka sulmuar Namdin kur ai provoi të mbrojë bashkëshorten e tij, njofton The Guardian.
Namdi fillimisht ka qenë në koma kurse ka vdekur të mërkurën.
Policia e ka arrestuar italianin, të cilin e kanë përshkruaj si tifoz “ultras”. Sipas policisë, ai është penduar për vrasjen dhe ka ngushëlluar familjarët e të vrarit./Insajderi.com