Pa kokë dhe me një trupë të masakruar, është gjetur në Stamboll një djalosh sirian homoseksualë, ku më parë ishte përdhunuar bënë të ditur, grupi i homoseksualëve në Turqi.
Shoku i të vrarit, Muhammad Wisam Sankari, që është pjesë e grupit të homoseksualëve në Turqi, thotë se ata gjithmonë janë të kërcënuar nga banda të ndryshme të meshkujve.
“Jam shumë i frikësuar”, ka thënë ai njofton BBC.
Muhammad Sankari, kishte ardhur në Turqi një vit më herët. Trupi i tij u gjet në një lagje qendrore të Stambollit me 25 korrik, ku deri më tani nuk është arrestuar askush.
Në qershor, policia turke qëlloi me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë aktivistët homoseksualë të cilët u përpoqën për të mbajtur një paradë “Gay Pride”.
Ndryshe nga shumë vende arabe, homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Turqi, por analistët thonë se homofobia mbetet e përhapur. /Insajderi.com