Refuzimi i Abdixhikut për koalicion, Dimal Basha: Ti vazhdo me ta, ne jo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzimi i Abdixhikut për koalicion, Dimal Basha: Ti vazhdo me ta, ne jo

    Insajderi
    06 May 2025 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën për koalicion të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kësisoj, ai ka propozuar një qeveri tranzicionale me kabinet unifikues. Lidhur me këtë, është deklaruar Dimal Basha, deputeti i LVV’së.

    Basha ka pretenduar se Abdixhiku “s’mundet pa PDK’në dhe AAK’në” në një reagim në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

    Ne i ofrojmë, hajde vazhdojmë bashkë me një qeveri stabile me 76 deputetë, ky thotë, “jaaa s’mundem pa PDK-në e AAK-në!”

    Kryeministri e zgjati dorën e bashkëpunimit, dhe Lumiri zgjedhi me refuzu! Ai po propozon të vjetrën me e mbajtë ende gjallë. Ajo është e pamundur, por edhe e papranueshme.

    Ti vazhdo me ta, ne jo!

    VVazhdojmë!”, thuhet në reagim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark