Refuzimi i projektit amerikan për gazsjellësin? - Zgjim Hyseni ka disa pyetje për qeverinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Refuzimi i projektit amerikan për gazsjellësin? – Zgjim Hyseni ka disa pyetje për qeverinë

    Insajderi
    29 October 2021 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës është qeveria më e bunkerizuar ndonjëherë. Kështu tha Zgjim Hyseni, nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, derisa po komentonte vendimin e qeverisë për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikan.

    Hyseni ka thënë se ka munguar transparenca e qeverisë edhe për këtë vendim. Ka shumë pyetje që nuk iu është dhënë përgjigja thotë ai.

    “Në nivel parimor së pari kur marrim vendime të tilla duhet me u marrë parasysh interesin strategjik të Kosovës sa i përket aleancave, duhet me u pasë parasysh po ashtu edhe interesin ekonomik. Qeveria e Kosovës po thotë që refuzimi i tyre ose le të themi shtyrja sepse nuk është bë e qartë vjen si rezultat i një racionaliteti ekonomik, mirëpo këtë racionalitet ekonomik këta nuk po na bëjnë transparent neve”, është shprehur ai.

    Ai ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë karshi këtyre vendimeve.

    “Do të thotë kurrkush nuk e dinë që nëse është refuzu gazi amerikan atëherë cili është racionaliteti prapa kësaj – cila është rruga tjetër që qenka më e favorshme që ne e kemi zgjedh”, tha ai.

    Nënkryetari i PSD-së ka parashtruar disa pyetje e ku sipas tij vetëm sapo të merren përgjigjet do të kuptohet nëse kanë vepruar ose jo me racionalitet.

    “A kemi vendos për një termocentral të linjitit, a kemi vendos për ndonjë linjë tjetër të gazit, sa kushtojnë ato tjerat. Pastaj për ato para që na u tha se janë shumë për Kosovën për me bë rrjetin e gazit në Kosovë, qysh kanë qenë të planifikume me u pagu, në çfarë periudha kohore, kush ka pasë me i pagu, ne kemi tepër pak informacion për me mujt me thënë se a ka racionalitet ekonomik edhe nëse ka vepru mirë ose jo”, ka thënë Hyseni.

    “Mungesa totale e transparencës, pra ne kemi refuzim të një projekti dhe flasim e dëgjojmë prej burimit të burimeve. Qeveria nuk na tregon sa kushtu ajo kosto që ne nuk mundemi me përballu, kush ka pasë me pagu, në çfarë periudha kohore është kërku prej neve. A na kanë kërku në mënyrë direkte 7 miliardë apo ka qenë me këste”, tha nënkryetari i PSD-së.

    “Ne kemi tepër informacione sepse Qeveria është e bunkerizume jo vetëm ndaj mediave por edhe informimit me publikun”.

    Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka treguar se Qeveria e Kosovës ka vendosur që grantin ta shfrytëzojë për projekte tjera e që lidhen me dekarbonizim të energjisë.

    “Nuk është humbur asnjë dollar i grantit. Ajo që kemi vendosur është thjesht që grantin ta shfrytëzojmë për projekte tjera, për dekarbonizim të energjisë”, ka thënë ajo në KTV përcjell Insajderi.org

    Intervista e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark