Refuzohet ankesa e Boiken Abazit – mbetet në fuqi urdhëri për deportim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohet ankesa e Boiken Abazit – mbetet në fuqi urdhëri për deportim

    Insajderi
    06 April 2016 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kërkesë e Boiken Abazit, anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje që u dëbua nga Kosova javë më parë, është refuzuar të mërkurën në Komisionin për Ankesa për të Huajt.

    Kështu ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se “vendimi i Komisionit, as në aspektin juridik dhe as në atë faktik nuk i përmbush kushtet minimale ligjore për të vërtetuar faktet dhe bazën mbi të cilin është nxjerrë urdhri për dëbimin me forcë”.

    “Ky komision qeveritar i përbërë me përfaqësim ndërministror, vetëm sa e vërteton kontrollin politik dhe strukturor që kjo qeveri ia bën sistemit të drejtësisë në vend. Me masat arbitrare e të paligjshme, për dëbim e për ostracizëm ndaj aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Boiken Abazit, kjo qeveri po sillet njësoj sikur qeveritë absolutiste të mesjetës së errët”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

    “Ky Komision sot vendosi që urdhrin për largim me forcë të aktivistit Boiken Abazi ta lërë në fuqi, por nuk ofroi asnjë fakt të qartë ku mund të bazohet ky vendim. Pra, edhe vendimi i Komisionit është politik, antiopozitar, dhe tërësisht antiligjor edhe arbitrar. Në vend se të sillte prova për të vërtetuar vendimin e marrë, Komisioni ka kërkuar nga avokati përfaqësues i z”.

    Boiken Abazi, shtetas i Shqipërisë, u arrestua nga Policia e Kosovës më 16 mars, për tu larguar më pastaj jashtë kufijve të Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark