×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohet kërkesa e Alban Hysenit për shpërbërjen e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

    Insajderi
    13 November 2024 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, shkruan Insajderi.

    Lidhur me këtë vendim, asambleisti i LDK-së në Gjilan, Gentrit Murseli, ka bërë thirrje publike që Hyseni të pranojë shqyrtimin e kërkesave të opozitës dhe të ofrojë një zgjidhje për situatën e krijuar, e cila, sipas tij, nuk është në të mirën e askujt.

    Murseli ka theksuar se kërkesa për shpërbërjen e Kuvendit është joligjore dhe dëshmon mungesën e gatishmërisë së kryetarit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe kompromisit.

    “Veproni menjëherë,” shkroi ai, “sepse interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm sesa kalkulimet politike.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark