Refuzohet kërkesa e Vetëvendosjes për përsëritjen e votimit me Postë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohet kërkesa e Vetëvendosjes për përsëritjen e votimit me Postë

    Insajderi
    09 March 2025 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e rezultateve të votimin me postë dhe përsëritjen e votimit, tha Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim.

    “PZAP-ja i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e LVV-së lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe përsëritjen e këtij procesi”, shkroi ai në një postim në Facebook.

    Cakolli shkroi se PZAP e ka pranuar ankesën e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme nga votimi nga jashtë vendit.

    “Ndërsa, është aprovuar ankesa e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit – sipas propozimit paraprak të Sekretariatit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark