Refuzohet kërkesa për lirimin e Thaqit, lënda shkon në Beograd – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohet kërkesa për lirimin e Thaqit, lënda shkon në Beograd

    Insajderi
    05 October 2016 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Nishit e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Nehat Thaqit për lirim nga arresti. Ndërkaq, Prokuroria e Lartë e Nishit sot e ka proceduar lëndën e drejtorit të policisë për në Beograd.

    Lajmin për refuzimin e ankesës së mbrojtjes e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Prokurorisë së Lartë të Nishit, Vladimir Stanojeviq.

    Sipas tij, për fatin e drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, që nga sot do të vendosë Gjykata e Beogradit.

    “Ankesa e mbrojtjes u refuzua dhe lënda u dërgua në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd. Tani ata e kanë në dorë të vendosin se si do të zhvillohet më tej ky proces”, ka thënë Stanojeviq.

    Ndërsa, Thaqi u arrestua të enjten pas mesnate në hyrje të Serbisë. Atij më 30 shtator Gjykata e Nishit i caktoi 30 ditë paraburgim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark