Refuzohet rregullorja për shpronësim në Suharekë, reagojnë ashpër ndërtuesit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohet rregullorja për shpronësim në Suharekë, reagojnë ashpër ndërtuesit

    Insajderi
    27 June 2025 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asambleja Komunale e Suharekës ka refuzuar për herë të dytë miratimin e rregullores për shpronësim, duke shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të kompanive ndërtimore që veprojnë në këtë komunë, shkruan Insajderi.

    Arben Gega nga kompania “Ink Group” ka kritikuar ashpër vendimin e asambleistëve, duke thënë se me këtë refuzim është penguar një proces që do të përfitonte vetë komuna dhe qytetarët e saj.

    “Asambleistët e Komunës së Suharekës, sot për herë të dytë votuan kundër që Komuna e Suharekës të jetë e para në Kosovë që të ketë rregullore të shpronësimit”, ka shkruar Gega në Facebook.

    Ai tha se rregullorja kishte për qëllim mundësimin e hapjes së rrugëve të reja dhe ofrimin e koeficientëve ndërtimor për kompanitë ndërtuese, duke përfituar në këtë mënyrë të dyja palët – komuna dhe bizneset.

    “Në këtë rast përfituesi ma i madh do të ishte Komuna e Suharekës dhe qytetarët e saj. Por aq ju ban për këtë punë njerëzve që thirren në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, shtoi ai.

    Ai përmendi se mbi 10 kompani janë duke pritur miratimin e kësaj rregulloreje, ndërsa kritikoi subjektet politike që votuan kundër.

    “LDK që thirret si parti institucionaliste dhe VV që i mbron interesat e qytetarëve sot pikërisht votuan kundër interesave të qytetarëve dhe të Komunës së Suharekës”, u shpreh Gega teksa shkroi “marre”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark