Refuzoi t’i dorëzohet policisë, arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzoi t’i dorëzohet policisë, arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë në Pejë

    Insajderi
    15 January 2025 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te organet e rendit duke kërcënuar me gjuajtje ose vetëvrasje.

    Në njoftim të policisë bëhet e ditur se e gjithë ngjarja ndodhi pasi ishin njoftuar që nё lagjen Fidanishte nё Pejё ka tё shtёna me armё.

    Njёsitet policore menjёherё kanё dalё ne vendin e ngjarjes, ku fillimisht i dyshuari ёshtё vërejtur me armё duke u ekspozuar nё ballkonin e banesёs nё katin e tretё, dhe i njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve policorë se “nëse afroheni do t’ju gjuaj ose do ta vras veten”.

    Pas njё kohe negocimi me tё dyshuarin, i njëjti ёshtё arrestuar.

    Nё banesën e tij janё gjetur dhe sekuestruar:

    • 1 pushkё automatike, dhe 1 karikator i sё njejtёs armё
    • 1 armё pistoletё Zoraki, dhe 1 karikator i sё njejtёs armё
    • 36 fishekё kal: 7.63×39
    • 35 fishekё kal: 32 auto
    • 3 gёzhoja kal: 7.63×39
    • 2 gёzhoja kal: 32 auto
    • 1 Thikё (Bajonetё)

    Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark