×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Refuzoj të jem i shenjt, ose martir” – John Lennon

    Insajderi
    20 June 2016 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asgjë nuk mund të bëhej për John Lennonin, kur e transportuan me shpejtësi në Spitalin Roosevelt në 8 dhjetor 1980. Plagët ishin shumë të rënda. Disa sekonda pasi vdiq nga disa plumba, kënga e Beatles “All my loving” u dëgjua në sistemin zanor të spitalit.

    Kish qenë një ditë e ngarkuar me regjistrime – dhe një seancë fotografimi me Annie Liebovitz – kur John dhe Yoko po riktheheshin në apartamentin e tyre në ndërtesën Dakota të Nju Jorkut, shkruan Bota.al.

    Teksa po i afroheshin derës në orën 10.50 të natës, u dëgjuan pesë të shtëna dhe John u godit në shpinë dhe në gjoks. Atentatori, një fans i çmendur me emrin Mark David Chapman kish qëndruar përreth Dakotas gjithë ditën, e madje kishte dhe një kopje të albumit më të fundit të John Lennon, “Double Fantasy”, të firmosur po atë pasdite, ndërkohë që priste të vriste ish heroin e tij.

    Chapman, me një histori paqëndrueshmërie mendore dhe vetëvrasjesh të dështuara, kish qenë një fans i zellshëm i Beatles, por u kthye kundër grupit në momentin që u konvertua në një të krishterë të rilindur. Ai e quante blasfemi komentin e John, “më popullor se sa Jezusi” dhe mendonte se fjalët e këngës “Imagine”, ku thuhet “Imagine no possessions” si shumë hipokrite, duke patur parasysh pasurinë e Johnit.

    Pasi e qëlloi, ai nuk bëri përpjekje të largohet por u ul dhe nisi të lexojë “A catcher in the Rye”, një libër pas të cilit ishte fiksuar, pasi e shihte veten të lidhur me personazhin kryesor të trazuar. Brenda kopjes së tij ai kishte shkruar: “Kjo është deklarata ime”.

    Një kalimtar që nuk u besonte syve, iu afrua Chapmanit duke i thënë: “A e di se çfarë ke bërë?” dhe ai iu përgjigj qetësisht: “Po, sapo qëllova John Lennonin”.

    Duke refuzuar të shpallë se është i marrë, Chapman u dënua me 20 vite burg deri me burgim të përjetshëm. Ai mbetet prapa hekurave, ndërkohë që i është refuzuar tetë herë falja. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark