
Një burrë në Ferizaj nuk i ka respektuar urdhërat e zyrtarëve policor dhe ka refuzuar vendosjen e prangave.
Si pasojë e kësaj i dyshuari ka sulmuar dy policë, dhe ka dëmtuar edhe derën e një zyrë në objektin e stacionit policor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje dënimi pasi që ka urdhër arrest lëshuar nga gjykata.
Sipas Policisë rasti po vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë
“Ferizaj 30.04.2023-18:30. I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor dhe duke refuzuar vendosjen e prangave i ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, njëherit e ka dëmtuar edhe derën e një zyre në objektin e stacionit policor . Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në vuajtje dënimi pasi qe ka urdhër arrest lëshuar nga gjykata, rasti vazhdon të hetohet”.