Regjisori amerikan sjellë film dokumentar për Zahir Pajazitin - Insajderi
×
Kulturë

Regjisori amerikan sjellë film dokumentar për Zahir Pajazitin

Insajderi
01 February 2019 - 15:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filmi dokumentar “Mjaltë nga shkëmbi” sjellë profilin e heroit Zahir Pajaziti.

Ky dokumentar është përgatitur nga skenaristi dhe regjisori amerikan, Douglas Beck dhe regjisori i ri kosovar, Valdrin Fetahu.

Duke intervistuar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët që e njihnin më së miri, personaliteti i vërtetë i Zahirit do të kapërcejë legjendën e tij të politizuar. Do të dëgjohet “rrahja e zemrës” së tij njerëzore.

Premiera e tij do të jepet në muajin maj të këtij viti. Dokumentari do të shfaqet edhe në ShBA./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark