Regjisori kosovar me dokumentarin e tij, pjesë e festivalit amerikan - Insajderi
×
Kulturë

Regjisori kosovar me dokumentarin e tij, pjesë e festivalit amerikan

Insajderi
16 June 2020 - 09:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dokumentari i regjisorit dhe skenaristit shqiptar, Zgjim Terziqi është përzgjedhur për të marrë pjesë në “American Film Showcase”.

“The 50 and 1/2 State” është një nga 12 projektet ndërkombëtare të zgjedhura për të marrë pjesë në festival.

Në një postim në Facebook, Ambasada Amerikane në Prishtinë, i ka uruar fat Zgjimit në rrugëtimin e tij, me shpresë se një ditë do të fitojë edhe çmimin Oscar.

“Urime Zgjim Terziqi! Ne jemi të lumtur që njoftojmë se me dokumentarin e tij “Shteti 50 dhe 1/2” është një nga 12 projektet ndërkombëtare të zgjedhura për të marrë pjesë në American Film Sho2case. Shumë fat Zgjimi në këtë udhëtim dhe shpresojmë që të shohim me një çmim Oskar në të ardhmen e afërt!”, shkruan në postimin e ambasadës amerikane.

Ndërkohë, kujtojmë që Zgjimi numëron edhe suksese tjera ndërkombëtare, ai muaj më parë është bërë shqiptari i parë i cili përmes projekti “2000: a post-war odyssey”, ka arritur të jetë pjesë e Berlinales.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark