Regjisori nga Kosova merr çmimin Prix Geneve - Insajderi
×
Kulturë

Regjisori nga Kosova merr çmimin Prix Geneve

Insajderi
22 October 2016 - 20:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Regjisori Visar Morina, i njohur sidomos për filmin “Babai”, ka marrë çmimin Prix Geneve në kuadër të ndarjes së çmimeve Prix Europa 2016, shkruan Kultplus.

Prix Geneve i ndahet skenarit më inovativ nga një regjisor i ri, ndërsa këtë vit Morina e merr këtë çmim, për filmin “Babai”, me këtë vlerësim:

“Ky skenar thellohet në marrëdhënien djalë-baba në vitet 90-të në Kosovë. Ndërtimi i filmit, protagonisti unik 10 vjeçar është një djalë që dëshiron të bashkohet me babin e tij, është tregim i thënë me anë të dialogut lakonik dhe ekzakt, me veprime që janë menduar mirë. Dhuna që nuk ndodhë në film i jep ende ngjyra atmosferës intensive në këtë tregim. Një djalë rritet, por shumë shpejtë – në kohëra të frikshme”.

Regjisori vetë ka marrë çmimin derisa e ka postuar një fotografi me çmimin në duar. /Insajderi.com

regj


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark