Reichel: Urime Ukrainë për vizat, Kosova e paaftë t’i përmbushë kriteret – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reichel: Urime Ukrainë për vizat, Kosova e paaftë t’i përmbushë kriteret

    Insajderi
    11 May 2017 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot një rregullore rreth liberalizimit të vizave për shtetasit e Ukrainës të cilët do të mund të udhëtojnë në territorin e BE-së për një periudhë qëndrimi 90 ditëshe gjatë 180 ditëve.

    Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, tash ambasador në Ukrainë, uroi shtetasit e Ukrainës për këtë vendim, por u shpreh i mllefosur për bllokadën në Kosovë.

    “Urime Ukrainë, Urime Europë! BE mori vendimin final për liberalizimin e vizave. U kry”, shkroi ambasadori Reichel në profilin e tij në Facebook.

    “Në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar se është e paaftë për t’i përmbushur kushtet. Në vend të kësaj, ka zgjedhje të parakohshme. S’kam koment”, tha diplomati Reichel.

    Qeveria e Kosovës nuk arriti që ta përmbushë kushtin e fundit për liberalizimin e vizave, e që është miratimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

    Në vend të kësaj, Kuvendi zgjodhi që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark