Reja e biznesmenit, militanti i Vetëvendosjes e familjarë të Vjosa Osmanit- Kush janë disa nga noterët që u emëruan nga Albulena Haxhiu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reja e biznesmenit, militanti i Vetëvendosjes e familjarë të Vjosa Osmanit- Kush janë disa nga noterët që u emëruan nga Albulena Haxhiu

    Insajderi
    17 July 2024 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimet me 100 emrat e përzgjedhur për noterë të rinj tashmë janë bërë publik nga Ministria e Drejtësisë. Ministrja, Albulena Haxhiu e dha dritën e gjelbër për emërimin e noterëve që do të angazhohen me punë në disa komuna.

    Në mesin e tyre, pati aplikantë që u dërguan larg vendbanimeve ku ata jetojne. Kryesisht, këta aplikont ishin të afërt me politikanët e partive opozitare.

    Noterët e afërt me partinë në pushtet u lanë kryesit në Prishtinë ose vendbanimet ku ata jetojnë.

    Njeriu i Vetëvendosjes, Milot Podvorica është ne mesin konkurrentëve që u emërua si noterë në Prishtinë.

    Ai ka qenë ish-këshilltar i ministrit të Vetëvendosjes, Arben Vitisë dhe asamblist i kësaj partie në Prishtinë.

    Ne mesin e noterëve është edhe reja e biznesmenit Bedri Prishtina i cili është pronar i kompanisë “Tregtia”.

    Erblina Krasniqi-Prishtina është emëruar të ushtrojë pozitën e noterës në Komunën e Prishtinës.

    Gazeta Insajderi ka raportua edhe për emërimin e familjares së presidentes Vjosa Osmani. Luljeta Plakolli-Kasumi është vajza e tezës së presidentes. Ajo është emëruar si notere në Komunën e Mitrovicës.

    Si notere është emëruar edhe Klestë Hamzaj shoqja e ngushtë e motrës së presidentes, Blinera Osmani.

    Ajo do të shërbej si notere në Komunën e Vushtrrisë.

    Për më shumë detaje ndiqeni storjën më poshtë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark