Rekord dënime për kamiona të betonit që bllokojnë trafikun në Prishtinë, firma Gitor e pëson më së shumti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekord dënime për kamiona të betonit që bllokojnë trafikun në Prishtinë, firma Gitor e pëson më së shumti

    Insajderi
    17 July 2025 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina është duke u përballur me një bllokadë serioze trafiku, dhe këtë herë shkaktari nuk është një protestë apo aksident – por flota e kamionëve të betonit e sidomks të firmës Gitor ShPK, lidhur me pronarin Bledian Ramadani.

    Në disa zona kyçe të kryeqytetit – sidomos rruga B, Veterniku dhe Lagjja Mati 1 – kamionë të mëdhenj të mbushur me beton janë dënuar nga policia e trafikut për bllokim qarkullimi dhe se kanë krijuar kaos urban.

    Burimet nga terreni pohojnë se bllokada dyshohet se bëhet për shkak të ndërtimit të një strukture të madhe industriale dhe logjistike në periferi të Prishtinës Kompania Gitor Shpk, e njohur për pronësinë e Bledian Ramadanit, nuk ka bërë ende asnjë koment publik edhe pse është kontaktuar nga redaksia edhe ose zyrtarisht mbi 80 ankesa të banorëve janë bërë vetëm gjatë këtij muaji, prej të cilave shumica i drejtohen specifikisht kamionëve betonjerka të Gitor ShPK.

    Kjo s’është Prishtina e qytetarëve, kjo po bëhet Prishtina e kamionëve të betonit,” – janë statuset nê Facebook dhe video të shumta që qarkullojnë në TikTok e Instagram tregojnë kolona makinash të bllokuara pas kamionëve betoni, që në disa raste janë parkuar në mënyrë të pasistematizuar ose kanë shkaktuar bllokime për automjetet emergjente.

    Por për qytetarët e zakonshëm, betoni nuk është zhvillim por shihet si pengesë.

    Dhe derisa të vendosen rregulla më të forta për qarkullimin e flotës si betonierëve të Gitor ShPK të Bledian Ramadanit, Prishtina rrezikon të shndërrohet në një qytet të betonuar jo vetëm fizikisht, por edhe rrugës drejt funksionimit.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark