Java e 23-të prodhoi finalizime, spikat barazimi me 8 gola në Newcastle-Luton
Premier League angleze tregoi edhe njëherë se është kampionati më spektakolar në botë. Java e 23-të prodhoi rekordin e ri, pasi u shënuan 45 gola në 10 ndeshje të zhvilluara. Një mesatare prej 4.5 golash për çdo 90 minutësh, diçka që nuk ndodhte prej sezonit 2020-2021.
Asokohe, java e dytë e kampionatit dhuroi 44 gola, takime të zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë, e cila u barazua në sezonin e shkuar, në javën e 34-të të saj.
Padyshim, kuotë që u ndihmua pas spektaklit mes Njukasëll dhe Luton, që prodhoi 8 gola në atë barazim 4-4, teksa në 4 përballje u festua goli 4 herë, ndërsa nga një herë u shënuan 5 dhe 6 gola. Rekord që vështirë se mund të thyhet, edhe pse Premier League na ka mësuar me këto shifra.
Kuota më e lartë e golave në një javë të vetme u regjistrua në sezonin e largët, 1992-1993, plot 53, por asokohe, në elitën e futbollit anglez garonin 22 skuadra nga 20 që janë aktualisht.