Rekord i zi në Kroaci, mbi 8500 të infektuar dhe 32 të vdekur nga coronavirusi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekord i zi në Kroaci, mbi 8500 të infektuar dhe 32 të vdekur nga coronavirusi

    Insajderi
    05 January 2022 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kroacia sot ka shënuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me coronavirus.

    Sipas të dhënave më të fundit, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8587 raste dhe 32 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

    Siç thuhet, në spital janë 1841 persona, ndërsa me aparate respiratore 230 pacientë, raporton index.hr.

    Kujtojmë se një numër i madh i të infektuarve ishte regjistruar edhe të martën, por dukshëm më pak se sot – 5845 raste.

    Ndryshe, Kroacia deri më tani ka regjistruar 736 mijë raste ndërsa kanë nderuar jetë 12731 njerëz. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark