×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut – 41 viktima nga COVID-19, një 22 vjeçar në mesin e tyre

    Insajderi
    29 March 2021 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë 24 orëve të fundit, 41 qytetarë të Maqedonisë së Veriut e kanë humbur betejën me Covid-19.

    Mes tyre, edhe një 22 vjeçar.

    Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, rastet e vdekjes janë nga komunat: Shkupi-16, nga 5 viktima në Veles dhe Prilep, nga 3 viktima në Kumanovë dhe Negotinë dhe një viktimë në Strugë, Berovë, Gjevgjeli, Vinicë, Shtip, Strumicë, Gostivar, Koçan dhe Dibër.

    Gjatë këtyre orëve janë testuar gjithsej 1.405 persona, prej të cilëve 303 rezultuan pozitivë. Janë shëruar 1.169 pacientë.

    Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 127.240 nga 616.862 teste të realizuara. 3.716 persona e kanë humbur jetën, ndërkaq janë shëruar 105.524 pacientë. Numri i rasteve aktiv arrin në 18.000

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark