Rekord investimesh të huaja në Shqipëri gjatë 2016 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekord investimesh të huaja në Shqipëri gjatë 2016

    Insajderi
    01 April 2017 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka e Shqipërisë raportoi se investimet e huaja direkte gati arritën shifrën 1 miliard euro në vitin 2016, duke shënuar një rekord të ri historik.

    Sipas të dhënave, të publikuara në bilancin e pagesave, në vitin 2016 kompanitë e huaja investuan në ekonominë shqiptare saktësisht 983 milionë euro, ose 10.5 për qind më shumë se një vit më parë, njofton Top Channel.

    Të dhënat e detajuara tregojnë se ekonomia ka përfituar dy nga projektet madhore në fushën e energjitikës, përkatësisht Gazsjellësi Transadriatik dhe kaskada e Devollit, të cilët kanë hyrë në fazën kulmore të punimeve.

    Sipas bankës, vetëm në tremujorin e katërt investimet në sektorin e energjisë dhe gazit ishin 166.5 milionë euro, ndërsa në total për të gjithë vitin shifra llogaritet në rreth 370 milionë euro.

    Pas energjisë, në vendin e dytë sektori që ka marrë më shumë investime nga jashtë në ekonominë shqiptare rezulton industria nxjerrëse.

    Sipas të dhënave nga banka, vetëm në tremujorin e katërt kompanitë e huaja investuan 55 milionë euro në këtë sektor. Këtu bëjnë pjesë investimet në fushën e naftës, përkatësisht në vendburimin e Patos-Marinzës dhe kërkimet në zonën e Shpiragut.

    Ndryshe nga sa ka ndodhur në vendet e tjera të rajonit, në Shqipëri investimet e huaja kanë patur një ecuri pozitive pavarësisht krizës.

    Aktualisht ato llogariten në 10 për qind e Prodhimit Kombëtar, duke qenë një nga kontribuesit kryesorë në rritjen e kërkesës së brendshme dhe punësimit në ekonominë shqiptare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark