Zgjedhjet në Amerikë ishin kryefjalë e ditës në Twitter, duke shënuar dhe një numër rekord. Plot 75 milionë postime janë lidhur me hashtagun #Election2016 që nga dita e votimit e deri në momentin e shpalljes së fitores së Donald Trump.
Ky përditësim vjen në rrjetin social që thekson se në 2012 ditën e zgjedhjes janë shënuar 31 milionë postime.
Ndërkaq, vetë Trump ka modifikuar biografinë e tij në Twitter dhe ka bërë postimin e parë si president i zgjedhur, ku u shpreh se “askush nuk do të jetë më i harruar”. Ndërsa postimi i fundit i Hillary Clinton ka qënë falenderimi për mbështetësit dhe është postimi i saj i dytë më i shpërndarë, shkruan Tch.
Që nga fillimi i vitit, temat më të debatuara në Twitter kanë qënë për zgjedhjet në SHBA, ndjekur nga politika e jashtme me 50 milionë postime, terrorizmi me 29 milionë, ekonomia e SHBA me 25 milionë, armët me 19 milionë dhe siguria informatike 18 milionë.