Një rekord për 376 nominimesh janë paraqitur për Çmimin Nobel për Paqe 2016.
Komiteti Norvegjez i Nobelit ka thënë të martën se 228 individë dhe 148 organizata janë në mesin e pretendentëve për çmimin prestigjioz.
Komiteti zakonisht pranon mbi 200 nominime për çmimin, përfshirë ato nga qeveritë, ligjvënësit, profesorët universitarë dhe laureatët e mëparshëm të çmimit për paqe.
Rekordi i mëparshëm prej 278 kandidatësh ka qenë në vitin 2014.
Komiteti i mban të fshehtë kandidatët, por ata që i paraqesin kandidaturat nganjëherë i zbulojnë sugjerimet e tyre për publikun.
Një viktimë e përdhunimit nga grupi militant Shteti Islamik, Papa Françesku dhe ekipi i grave afgane të çiklizmit janë në mesin e kandidatëve të njohur për Çmimin Nobel për Paqe 2016.