Rekordi i temperaturave për janar thyhet në Dubrovnik, kroatët dalin në plazh e notojnë në det - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekordi i temperaturave për janar thyhet në Dubrovnik, kroatët dalin në plazh e notojnë në det

    Insajderi
    02 January 2022 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rekordi i temperaturave të larta të janarit u thye sot në Dubrovnik të Kroacisë.

    Sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik atje, sot në orën 14 stacioni në Goricë ka matur temperaturën 19.3 gradë Celsius, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.hr

    Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në Kroaci sot në orën 14, si dhe temperatura më e lartë e janarit në Dubrovnik që nga fillimi i matjeve.

    Kësisoj, shumë banorë të Dubrovnikut e shijuan një ditë krejtësisht atipike për janarin dhe disa prej tyre vendosën të dalin në plazh e të notojnë në det.

    Shumë pushues u panë sot në plazhet më të njohura në Dubrovnik, një nga destinacionet turistike më të spikatura në Kroaci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark