Rektori i ri merr mbështetje nga ministri i Arsimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rektori i ri merr mbështetje nga ministri i Arsimit

    Insajderi
    01 April 2016 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami,  ka theksuar se është zhvilluar një proces kredibil i zgjedhjeve në Universitetin e Prishtinës, që rektor u zgjedh profesor Marjan Dema. Këto komente i ka bërë ai gjatë një takimi me rektorin e sapozgjedhur të UP-së Marjan Dema.

    Bajrami ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e pranimit të detyrës, ku thekoi se Rektori me përvojën e vet do të ndreq imazhin dhe performancën e këtij Universiteti.

    Sipas tij,  Qeveria e Kosovës dhe MAShT, do t’i japin mbështetje të fuqishme zhvillimit të Universitetit, duke promovuar dhe duke qenë mbrojtëse të autonomisë së plotë akademike dhe financiare.

    “Qeveria do të rrisë fondet për UP-në, do të punojmë bashkë me Universitetin në legjislacion, së bashku të orientojmë universitetet drejt nevojave të tregut të punës, të promovojmë standarde të larta të cilësisë”, tha ndër të tjera ministri Bajrami, dhe në këtë drejtim ftoi edhe mediat, shoqërinë civile dhe gjithë shoqërinë që ta mbështesin rektorin në punën e tij për ta zhvilluar së bashku Universitetin e Prishtinës, tha ministri Bajrami.

    Ndërsa, rektori i sapozgjedhur, Marjan Dema, tha se besimi që i është dhënë me këtë detyrë, e obligon që ta shkrijë të gjithë potencialin e akumuluar në këtë universitet, në mënyrë që Universitetit të Prishtinës t’i kthehet imazhi dhe të ecë drejt zhvillimit dhe cilësisë.

    Në ceremoninë e pranimit të detyrës së rektorit, ishin të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, përfshirë edhe anëtarin ndërkombëtar,Sigurd Hollinger./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark