Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa me nofkën “Remi”, ndonëse ka vlerësuar se vendimi për rritje pagash nuk është bërë për qëllime elektorale, ka pasur një kritikë për kryeministrin Albin Kurti.
“Remi”, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se asistenca sociale do të duhej të rritej nga 100 në 200 euro, shkruan Insajderi.
“Për rritjen e pagave duket se këtë radhë nuk ka rritje te pagave per qellime elektorale ,diçka çka do të duhej të ndodhte. Paga për asistencë sociale do të duhej të rritej nga 100 euro ne 200 euro.
Për mbajtësit e familjeve Qeveria do të duhej të mendonte më mirë”, ka shkruar ai. /Insajderi.org/