Shkruan: Blerton Abazi
Investimi në infrastrukturë telekomunikuese, rritja e sigurisë kibernetike, dixhitalizimi i industrisë, forcimi i ekonomisë dixhitale si dhe rritja e kërkimit shkencor dhe inovacionit janë pikat kyçe për të cilat shtetet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar për ti shyer përpara.
Kostot e komunikimit ndryshojnë nga vendi në vend, por udhëtarët duhet të jenë gjithmonë të vetëdijshëm për kushtet dhe koston e shërbimeve të operatorëve lokalë, sepse realiteti i dhimbshëm është që qytetarët deri më tani është dashur të paguajnë shuma të mëdha dhe nganjëherë edhe të paarsyeshme për shërbimet roaming. Kjo nuk I ka përjashtuar edhe qytetarët dhe ndërmarësit nga Kosova.
Në disa vende, kostoja e një minutë thirrje me zë në roaming mund të arrijë kosto të madhe ndërsa vetëm disa kilobajt internet të shkarkuar në telefon mund t’ju kushtojnë sa qindra thirrje lokale. Kjo është arsyeja pse turistët dhe udhëtarët shpesh është dashur që të gjjejnë alternativa të komunikimit gjatë udhëtimeve të tyre.
Nga sot (01 Korrik 2021) tarifat e roamingut në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të shfuqizohen, në përputhje me Marrëveshjen Rajonale të Roamingut e nënshkruar në 2019.
Vetë koncepti i “roam like at home ” nënkupton që qytetarët e një vendi mund të komunikojnë me çmime dukshëm më të ulta se më parë, gjë që synon të lehtësojë komunikimin.
Marrë parasysh kostot e shëbimeve telekomunikuese, sidomos të bizneseve kjo do të sjellë kursime të mëdha për qytetarët dhe bizneset. Ballkani Perëndimor po ndjek rrugën e Shteteve Anëtare të BE-së që shfuqizuan tarifat e roamingut në vitin 2019 dhe qytetarët e të cilave mund të shkëmbejnë thirrje, mesazhe dhe të dhëna me kosto të barabartë.
Për më shumë se marrëveshje për komunikim më të lirë, kjo gjithashtu reflekton edhe vullnetin politik të demostruar për të pasur një bashkëpunim të ndërsjelltë ndërmjet vendeve. NEgocimi dhe nënshkrimi I kësaj marreveshje, rrjedhimisht dhe zbatimi e saj shihet si një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet në fushat ku pengesat e ndryshme politike mund të ecin drejt zgjidhjes përmes pjesëmarrjes së gjithë rajonit.
Ky model I ri i telekomunikacionit krijoji edhe një shans të shkëlqyeshëm për BE-në që potencialisht të fillojë uljen e çmimeve të roamingut në raport me me rajonin I cili ishte një mundësi më e madhe dhe një një nxitje për integrimin e mëtejshëm.
Shërbimet dixhitale (“eservice”) janë faktori kyq që do të përfitojë nga kjo marrevëshje respektivisht evendosja e një brezi të gjerë të komunikimit për shërbimet e qeverisjes elektronike, eProkurimi, eShëndetësia si dhe shkathtësitë dixhitale.
Bazuar në këtë, janë 4 zotimet kryesore që do të ndihmojnë arritjen e qëllimit tq kësaj marrëveshje rrespektivisht:
• Investimi në lidhjen me brez të gjerë duke marrë parasysh se infrastruktura e mirë dixhitale është thelbësore për hapjen e brezit të gjerë në Balkan Perëndimor
• Rritja e sigurisë kibernetike dhe dixhitalizimi i industrisë, do të shërbejë për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve në siguri dhe dixhitalizimin e industrisë në Balkanin Perëndimor si dhe për të siguruar që të gjithë sektorët të përfitojnë nga risitë dixhitale;
• Forcimi i ekonomisë dixhitale dhe shoqërisë, e cila do të shërbejë për të mbështetur vendosjen e shërbimeve elektronike si dhe për të ndihmuar në rritjen e shkahthtësive dixhitale midis qytetarëve duke mundësuar rrjetizimin me qendrat kryesore të biznesit Evropian, funksionalizimi I qenfrave të trajnimeve dhe kompetencave dixhitale si dhe pjesëmarrja e të rinjëve nga venet e Balkanit Perëndimor në aktivitete të ndryshme, duke sjellë aftësi të ndryshme dixhitale në rajon;
• Rritja e kërkimit dhe inovacionit, do të ndihmojë në ngritjen e strukturave kombëtare të kërkimit dhe zhvillimin e infrastrukturave më të fundit elektronike në Balkanin Perëndimor për t’i integruar ato në një Zonë Dixhitale Evropiane të Kërkimit. Kjo përpjekje do të sjellë trajnim të avanuar dhe shkëmbim përvojash me ekpertë të njohur si dhe dhe do të promovojë bashkëpunimin ndërdisiplinor në të gjithë Evropën.
Këto masa dhe veprime konkrete për të krijuar një ekosistem të komunikimit I cili do të jetë shumë më I lirë, sigurisht se do të I favorizojë edhe qytetarët nga Kosova sidomos gjatë periudhës së pushimeve, por edhe shumë ndërmarrës që udhëtojnë në rajon për arsye biznesi.