Renditja e Topit të Artë: Pas Dembeles vjen Yamal - befasojnë pozitat e Salah dhe Mbappe - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Renditja e Topit të Artë: Pas Dembeles vjen Yamal – befasojnë pozitat e Salah dhe Mbappe

    Insajderi
    22 September 2025 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ceremonia e Topit të Artë 2025 në Paris solli një renditje spektakolare të dhjetë lojtarëve më të mirë në botë, ku shkëlqeu ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, i cili u kurorëzua me çmimin më prestigjioz individual në futboll.

    Dembele, me sezonin e tij historik te PSG-ja dhe triumfin në Ligën e Kampionëve, la pas në garë supertalente si Lamine Yamal i Barcelonës, i renditur i dyti, dhe mesfushorin e shkëlqyer Vitinha, që plotësoi podiumin.

    Në vendin e katërt u pozicionua legjenda egjiptiane e Liverpoolit, Mohamed Salah, ndërsa pas tij, surpriza e edicionit, Raphinha i Barcelonës, që arriti deri në vendin e pestë.

    Pesëshja vijon me Achraf Hakimi (PSG) dhe Kylian Mbappé (Real Madrid), që këtë vit u renditën respektivisht të gjashti dhe i shtati.

    Risia e madhe ishte prania e Cole Palmer të Chelseat, që me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në Ligën Premier u ngjit në vendin e tetë, ndërsa Gianluigi Donnarumma, fituesi i Trofeut Yashin, u rendit i nënti.

    Top 10-shen e kompletoi Nuno Mendes, një tjetër përfaqësues i PSG-së.

    Renditja e përgjithshme për Topin e Artë

    10: Nuno Mendes (PSG)

    9: Gianluigi Donnarumma (Manchester City, ish-PSG)

    8: Cole Palmer (Chelsea)

    7: Kylian Mbappé (Real Madrid)

    6: Achraf Hakimi (PSG)

    5: Raphinha (FC Barcelona)

    4: Mohamed Salah (Liverpool)

    3: Vitinha (PSG)

    2: Lamine Yamal (Barcelona)

    1: Osumane Dembele (PSG)

    Kjo renditje jo vetëm që kurorëzoi Dembelen si mbretin e futbollit për vitin 2025, por gjithashtu nxori në pah gjeneratën e re të talenteve që po marrin gjithnjë e më shumë skenën botërore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark