Rëndohet bilanci nga zjarri në resortin e skive në Turqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rëndohet bilanci nga zjarri në resortin e skive në Turqi

    Insajderi
    21 January 2025 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bilanci i viktimave nga zjarri që shpërtheu në një vendpushim skish në veriperëndim të Turqisë është rritur, duke shkuar në 66 persona të pajetë dhe 51 të tjerë të plagosur.

    Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se Zjarri shpërtheu gjatë natës në restorantin e hotelit në vendpushimin e Kartalkaya në provincën Bolu.

    “Tragjikisht, numri i përgjithshëm i të vdekurve pas incidentit është rritur në 66. Dhimbja jonë është e madhe”, tha Yerlikaya nga resorti Kartalkaya.

    Sipas guvernatorit të Bolu, flakët u shfaqën fillimisht në katin e katërt të hotelit 11-katësh rreth orës 3:30 të mëngjesit.

    Imazhet televizive treguan çatinë dhe katet e fundit të hotelit në flakë, me njerëzit që përpiqeshin të zbrisnin nga dhomat e tyre duke përdorur çarçafë për t’i shpëtuar zjarrit.

    Të tjerë u hodhën nga dritaret e hotelit në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar nga nga flakët.

    Autoritetet turke arrestuan të martën katër të dyshuar, përfshirë pronarin e hotelit. “Si pjesë e një hetimi të udhëhequr nga gjashtë prokurorë, katër persona përfshirë pronarin e hotelit u arrestuan”, tha ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc në X.

    Resorti që u përfshi nga flakët ndodhet në majë të një vargu malor rreth 170 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Ankara. Një pjesë e hotelit mbështetet në një shkëmb, gjë që e bëri më të vështirë për zjarrfikësit të shuajnë flakët.

    Në kohën e shpërthimit të flakëve, 237 persona ishin duke qëndruar në hotel, sipas raporteve lokale. Rreth 30 kamionë zjarrfikës dhe 28 ambulanca shkuan në vendngjarje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark