Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” sot ka dalë para Gjykatës, por ende nuk është marrë vendimi për masën kundër tij.
Ai dyshohet se dje në orët e para të mëngjesit, ka shtënë me armë zjarri drejt kuksianit 31-vjeçar i cili për pasojë ka mbetur i vdekur, pas një sherri që ka ndodhur në lokalin “Kobra City”, shkruan Gazeta Insajderi.
Në këtë të fundit, pas rastit janë zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë. Pikërisht për këtë çështje ai tash po akuzohet, përpos dyshimeve të para për vrasjen dhe plagosjen e të rinjve nga Kuksi.
Prokuroria e Prizrenit konfirmon se kundër “Kobrës” rëndon akuza për zhdukjen e pamjeve nga kamerat brenda lokalit të tij, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndryshe, Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se “Kobra” një orë para ngjarjes kishte qenë në klubin e natës “Stop” në qytetin e GjIanit.
I njëjti, rreth orës 2:51 ka dalë nga ky lokal. Burimet e Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se policia ka qenë në klubin ku ai ka qëndruar dhe ka marrë dëshmitë përkatëse.
Prokuroria Themelore në Prizren ka dorëzuar kërkesën për caktimin e paraburgimit për Dibran Hoxhën në në Gjykatën Themelore në Prizren.
E njëjta pritet të ndërmirret nga gjykata brenda të mërkurës së katër janarit.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar avokati i Hoxhës, Nexhat Elshani.
“Seanca ka përfundu brenda 1 ore diku del edhe vendimi nga Gjykata”, tha shkurt për Gazetën Insajderi.