Rëndohet situata në Theth, hidhet molotov - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rëndohet situata në Theth, hidhet molotov

    Insajderi
    11 July 2025 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e Thethit vazhdojnë të jenë kundër dhe të bëjnë rezistencë ndaj vendimit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje.

    Këtë të premte, 11 korrik, disa banorë kanë qëlluar me shishe benzine, molotov, madje dhe armë në drejtim të fadormave.

    U desh ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Pas kësaj policia ka shpallur në kërkim autorët që kanë qëlluar në drejtim të fadromave.

    Prej ditësh operacioni i Inspektoratit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka shkaktuar reagime të forta ndër banorët e zonës.

    Aksioni për shembjen e objekteve pa leje në Theth u iniciua nga kryeministri Edi Rama i cili denoncoi një kompleks vilash të ndërtuara në mënyrë ilegale, të përshtatura për strukturë akomoduese.

    Policia e Shkodrës ka reaguar pas lajmit se një fadromë e IKMT-së dhe ura në lagjen Gjelaj të thethit janë sulmuar me molotov. Në sqarimin e saj, policia mohon sulmin me molotov ndaj fadromës së IKMT-së, por pranon sulmin e urës.

    “Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore”, njofton Policia.

    Sipas Policisicë një person ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë rreth orës 15:35 një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por ndërhyrja e Policisë ka parandaluar djegin e plotë e saj.

    Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark