
Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënie në Drenicë. Kjo u pa edhe gjatë fushatës zgjedhore ku nuk u mirëprit gjatë tubimit elektoral në Skenderaj, shkruan Insajderi.
Rezultatet e publikuar në faqen e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, tregon se Vetëvendosje ka pësuar rënie për 8 për qind në komunën e Skenderaj dhe Gllogocit krahasuar me rezultate e zgjedhjeve të mbajtura në vitin 2021.
Në Skenderaj janë numëruara 100 për qind e votave. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 2 mije e 622 ose 12.26 për qind. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara në nivel nacional Vetëvendosje ka marrë në Skenderaj 4 mijë e 132 vota. Do të thotë në zgjedhjet e 9 shkurtit VV ka rënë për 1 mijë e 444 vota.
Edhe në Gllogoc janë numëruar 100 për qind e votave. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 4 mijë e 382 ose 17.20 %. Ndërsa në vitin 2021 kjo parti kishe marrë 5 mijë e 884 ose 20 për qind. Do të thotë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 1 mijë e 502 vota më pak. / Gazeta Insajderi/