Rënia e skeleve në qendër të Prishtinës, komuna thotë se u dëmtuan vetëm veturat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rënia e skeleve në qendër të Prishtinës, komuna thotë se u dëmtuan vetëm veturat

    Insajderi
    21 May 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Emergjencave i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, njoftoi se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm në vetura pas rënies së skelave në qendër të Prishtinës.

    Ai shtoi se tash është dhënë leja që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku.

    “Në pjesën e “Qafës”, ka ra skelja që është vendosur për ndërrimin e fasadës dhe dritareve. Nuk ka dëme në njerëz, nuk ka lëndime, ka dëmtime materiale. Të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes. Policia, zjarrfikësit po ashtu me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet. Tash kemi dhënë leje që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku”, tha Fushtica.

    Skelet që u rrëzuan në qendër të Prishtinës dyshohet të kenë rënë si pasojë e erës së fortë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    Lajme
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark