Një nënë së bashku me foshnjën e saj të porsalindura është rrezikuar nga rënia e një pllaka nga tavani i dhomës në Klinikën e Neonatologjisë, në QKUK.
Rasti kishte ndodhur me 21 nëntor të këtij viti.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar drejtoreshën e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili për të kuptuar detaje lidhur me incidentin që kishte ndodhen në një dhomë të repartit.
Ismaili tregoi se rënia e pllakës së kulmit kishte ardh si pasoje e reshjeve të fundit të shiut.
Ndonëse, në kohën kur kishte ndodhur rasti kishte qenë në pushim vjetor, Ismaili tregoi se problemi ishte raportuar dhe ishte rregulluar .
“Rasti ka ndodhur me 21 nëntor, atë ditë ka pasur shumë reshje. Sipër është kulmi i klinikës me gjasa për shkak te rrymimeve të mëdha ka ardh te zhvendosja e pllakave të tavanit. Rasti është raportua menjëherë dhe është sanuar”, ka deklaruar Ismaili.
Drejtoresha tregoi se gjendja e nënës dhe foshnjës ka qenë mirë dhe asnjë pllakë nuk ka rënë mbi to.