Një rënie e vinçit në një kantier detare të Koresë së Jugut i drejtuar nga ‘Samsung’ ka vrarë gjashtë vetë dhe plagosi më shumë se 20 të tjerë.
Viktimat janë nënkontraktorë që punojnë për ndërtuesit e anijeve ‘Samsung Heavy Industries’.
Incidenti ka tronditur Korenë e Jugut e cila ka një shkallë relativisht të ulët të aksidenteve industriale.
“Vinçi ra në modulin e platformës ku njerëzit po punonin,” ka thënë zëdhënësi i përgjithshëm Leif Harald Halvorsen, shkruan BBC.
Samsung Heavy Industries është ndërtuesi i tretë më i madh i anijeve në botë dhe gjithashtu është i përfshirë në punë të tjera inxhinierike.