
Reshjet e shiut përfshinë pjesën më të madhe të vendit gjatë natës, derisa zonave malore fillojnë të reshurat e dëborës. Temperaturat deri në mëngjes zbresin në 5C e 7C.
Ditën e enjtë parashihen reshje më të shumta dhe më të vazhdueshme shiu.
Zonave malore reshjet e dendura të dëborës, formojnë shtresë të konsiderueshme dëbore. Vendeve më të ulëta, janë të mundshme edhe përmbytje të shpejta, shkaku i reshjeve të shumta.
Frynë erë mesatare dhe e fuqishme veriore e verilindore 7-15m/s. Viseve malore mund të frynë edhe mbi 20m/s (70km/h), me hove deri në 100km/h. Temperaturat maksimale mund shkojnë deri në 6C e 8C, por me tendencë të rënies gjatë ditës.
Reshjet e borës shtrihen në disa pjesë të ulëta të vendit, mëngjesin e hershëm të ditës së premtë. Të reshurat vazhdojnë edhe gjatë ditës, viseve të ulëta kryesisht të dendura shiu, derisa zonave malore ato të borës, duke shtuar shtresën e dëborës.
Frynë erëra veriore mesatare e të fuqishme 5-15m/s. Temperaturat zbresin deri në 3C e 0C. Duke shkuar nga mbrëmja reshjet gradualisht pushojnë. Ditën e shtunë vransira mbesin dominante, e reshjet pushojnë në gjithë vendin orëve të mëngjesit.
Të dielen parashihen më shumë intervale me diell, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 14C e 15C. Të hënën sërish kalojnë më shumë vransira, e temperaturat zbresin lehtazi në 12C.