Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar të mërkurën se temperaturat e larta që po mbretërojnë ditëve të fundit do të ulen duke filluar nga e enjtja.
Për më tepër, sipas këtij instituti, gjatë fundjavës do të ketë rënie drastike të temperaturave ku sipas IHK-së, të shtunën do të bien temperaturat deri në 15 gradë celsius.
“Do të fryjë erë fillimisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe më pas, kah mesi i javës, era do ta ndërroj drejtimin nga verilindja duke e rritur shpejtësinë deri 11m/s”, njofto IHMK.