Rënie e madhe e fitimit të bankave në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rënie e madhe e fitimit të bankave në Kosovë

    Insajderi
    03 January 2017 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitimi i kombinuar neto i bankave të Kosovës ka rënë për 12,8 për qind në vit, me 70.9 milionë euro që kanë përfituar në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2016, sipas të dhënave të bankës qendrore.

    Kreditë e korporatave janë rritur për 6% në 1.4 miliardë euro, ndërsa kreditë për ekonomitë familjare janë rritur për 17.5% në 791.4 milionë euro. Kreditë me monedha të tjera, përveç euros, kanë arritur në 4.4 milionë euro, bën të ditur mediumi ndërkombëtar i biznesit Seenews.

    Depozitat në bankat e Kosovës janë rritur me 6 për qind në vit, me 2.79 miliard euro të fituara në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2016. Depozitat për ekonomitë familjare janë rritur po ashtu për 5.9% në 2.04 miliardë euro, ndërsa depozitat e korporatave janë rritur për 7.8% në 600.4 milionë euro, raporton Insajderi.

    Totali i pasurive të sistemit bankar është rritur për 5.4% në vitin e kaluar, duke arritur në 3.52 miliardë euro në fund të nëntorit.

    Shifrat përbëjnë rezultatet financiare të gjithsejt 10 bankave në Kosovë. Më e madhja, për sa u përket pasurive në mesin e tyre janë Banka Kombëtare Tregtare, Banka Raiffeisen në Kosovë dhe ProCredit Bank.

    Në periudhën janar-tetor, fitimi i kombinuar neto i bankave të Kosovës kishte rënë për 14% në vit, në 65 milionë euro. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark